Goditje surprizë në merkato e Mainz, që mposhti Ajax-in për shërbimet e ish-mesfushorit të Milanit, Nigel de Jong. Klubi gjerman e konfirmoi arritjen e marrëveshjes në faqen zyrtare.
Pas dy vjetësh në kampionatin turk, holandezi vendosi të transferohet në Gjermani edhe pse dukej shumë pranë rikthimit te Ajaxi. 33-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Sandro Schwarz deri në fund të sezonit.
De Jong u shpreh i lumtur për zgjedhjen e tij, tha se e njeh mirë klubin dhe historinë. Ai pohoi se do të japë maksimumin për të ndihmuar skuadrën, ndërsa falënderoi edhe drejtuesit e klubit për mundësinë që i dhanë.