Ish-ministrat e kulturës dënohen me nga 1 vit burgim me kusht

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 14:55 | Nga

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që ta kthejë në rigjykim rastin e dy ish-ministrave të Kulturës, Astrit Haraqija e Valton Beqiri, Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që dy ish-ministrat e kulturës t’i dënoj me nga 1 vit burgim më kusht, raporton Zeri.info.

Bashkë me Haraqinë dhe Beqirin, Gjykata i ka shpallur fajtor edhe dy të akuzuarit e tjerë, aktorin Armond Morina dhe Nehat Fejzën të cilët po ashtu janë dënuar me nga 1 vit burgim me kusht.

Haraqija dhe Beqiri u shpallën fajtorë për përgjegjësinë që kishin si ministra për ndarjen e 100 000 eurove për kompaninë e Armond Morinës, “Morina Films” që kishte premtuar realizimin e filmit të quajtur “Mysafir në sofër”, e që nuk ishte realizuar asnjëherë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme