Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka paralajmëruar një koalicion të madh PS-PD. Manjani e argumenton mendimin e tij me faktin që ministrat teknikë s’janë tërhequr pas humbjes, me faktin që po shtyhet në kohë deklarimi i qeverisë së re Rama, si dhe me mos deklarimin në opozitë të PD-së.
Reagimi i plotë:
Supozim jo pa bazë
Nxitimi i PD për të rizgjedhur Bashën;
-mostërheqja e ministrave teknikë pas humbjes;
-shtyrja në kohë e deklarimit të qeverisë së re nga Rama dhe
-mos deklarimi i PD që është në opozitë, të çojnë në një konkluzion:
Po gatuhet koalicioni i madh PS-PD!
Justifikimi formal është i fortë: të përballojmë politikisht negociatat për anëtarësim! Janë të vështira e me shumë kosto ç’është e vërteta. Kanë rënë thuajse të gjitha qeveritë që negociuan anëtarësimin në BE.
Arsyeja e vërtetë: të amnistojnë veten nga e shkuara dhe të imunizohen nga veprimtaria e SPAK, që është një institucion i fortë kundër pushtetit!
Morali?! Si gjithmonë, pa moral! Do hiqet një tepsi për të vënë një govatë!
Jam i sigurt që ekziston ky plan! Padyshim më i keqi për demokracinë!
Të shohim a do mund të realizohet!