Ish-ministri i Financave Haki Shatri po e sheh të nevojshme rishikimin e buxhetit. Shatri në një intervistë për Ekonomia Online tha se Qeveria deri tash do të duhej të vepronte në këtë drejtim.
Sipas Shatrit struktura e buxhetit që është tash garanton vetëm një stabilitet të situatës, mirëpo jo progres apo zhvillim dinamik.
Sipas tij, Qeverisa duhet të vepron sa më shpejt në këtë aspekt në mënyrë që të siguron burime të reja që siç thotë ai për dinamizm të zhvillimit ekonomik.
“Rishikimi i buxhetit është ndryshim i ligjit për buxhetin, në kushte normale zakonisht ka ndodh një herë në vit rishikimi”.
“Normalisht edhe këta i kanë prioritetet e veta. Do të ishte dashtë në kushtet tona me veprua ma shpejt dhe jo me prit korrikun për me bë rishikimin sepse është një buxhet që është i përpiluar dhe nuk është i balancuar në bazë të hyrave dhe të dalave, por është balancuar me projeksion me huazim rreth 600 milionë parashihen hua të brendshme dhe të jashtme për të arritur me mbërri kuotën e paraparë. Brenda këtyre shifrave ka zbrit vëllimi i mjeteve për investime kapitale”.
“Struktura e buxhetit që është tash e garanton vetëm një stabilitet në situatë jo që garanton ndonjë progres apo zhvillim dinamik dhe qeveria do të duhej me veprua që me rishikim të buxhetit me siguru burime të reja për dinamizmi të zhvillimit ekonomik, për një rritje të punësimit dhe jo mu kënaq me stagnim të gjendjes”.
Shatri tutje ka kritikuar edhe kabinetin qeveritar pasi që siç thotë ai ministrat që kanë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik rrallë po shihen të jenë prezent edhe në seancat plenare.
Ish-ministri i AAK-së ka komentuar edhe kërkesën e Grupit Parlamentar të kësja partie për faljen e gjobave gjatë kohës së pandemisë ndaj, derisa ai këtë kërkesë po e konsideron legjitime dhe të analizuar nga ata.
Mirëpo, Shatri thotë se bizneset të cilat kanë punuar papengesë gjatë kohës së pandemisë nuk do të duhej të faleshin që sipas tij, me falje shteti mund të falimentojë, raporton EO.
“Grupi Parlamentar e ka bërë një kërkesë dhe është legjitime dhe ata e kanë analizuar. Falja nuk e dëmton shumë buxhetin e shtetit shumë, por nuk i ndihmon aq shumë edhe bizneseve se nuk e di sa kanë pasur dënime, ata që kanë punuar pa pengesë nuk i kisha falë, ata që kanë krijuar të ardhura dhe obligimet tatimore dhe fiskale duhet mi kryer ndaj shtetit se me nisë dhe me i falë krejt duhet me e mbyll shtetin dhe shteti falimenton”.