Ish-ministrat nuk i shkojnë në takim Bislimit, Shatri i gatshëm të japë kontribut në Qeverinë e re

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 11:02 | Nga Halide Rexhepi

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, dhe këshilltarë i ish-kryeministrit Haradinaj, ka konfirmuar për Ekonomia Online se nuk merr pjesë në takimin e ftuar nga ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi.

Shatri në një bisedë telefonike tha se iniciativa e ministrit në detyrë të Financave për takim me ish-ministrat është e vonuar dhe është sa për të mbijetuar dhe me zvarritur procesin.

“Nuk  do të shkoj sepse nuk dua të jem në një ekip që është jo-zyrtarë. Qeveria mund të marrë veprime të nevojave të momentin”.

“Kjo është vonë, ata bëjnë punë vec sot për nesër, kjo është sa me mbijetua edhe me zhagit këtë proces” .

Shatri i pyetur për mundësinë që AAK-të jetë në Qeverinë e udhëheqë nga LDK-ja tha se ai është i  gatshëm të bashkëpunojë dhe të ofrojë kontributin e tij, por për këtë vendosin strukturat e partisë, raporton EO.

“Për këtë punë vendosin strukturat e partisë. Unë jam i gatshëm që kur të krijohen rrethanë, kur krijohen kushtet me qef kisha dhënë kontribut”.

Ndërsa ish-ministri Besim Beqaj, shkurt i tha Ekonomia Online se nuk ndodhet në Prishtinë.

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka ftuar në takim për takim konsultues rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë” guvernatorin e Bankës Qendrore, Fehmi Mehmetin dhe ish-ministra të Financave, Bedri Hamza; Avdulla Hoti; Besim Beqaj; Haki Shatri; Ahmet Shala dhe Ali Sadriu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme