Ish ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi është shprehur i gatshëm që ta marr vaksinën anti Covid-19.
Gashi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nëse është nevoja atë do ta marr edhe para mediumeve.
Sipas tij, kohë më parë kur merrej vaksina për gripin e derrit (AH1N1), siç tha ai për ta ngritur besimin mbi vaksinën dhe efektet e saj kishte vendosur që të vaksinohet i pari në Kosovë.
Lexoni më poshtë statusin e tij të plotë:
Në vitin 2009, gjatë kohës së AH1N1(Gripit të derrit),pas një pune intensive së bashku me ekipin tim në Ministri të Shëndetësisë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare, patëm arritur që në kohë të shpejtë ta sjellim vaksinën kundër këtij gripi.
Për të ngritur besimin tek publiku mbi vaksinën dhe efektet e saj, pata vendosur që të vaksinohem i pari në Republikë dhe atë ta bëjë live para mediumeve.
Nëse është nevoja, jam i gatshëm që edhe vaksinën kundër COVID-19 ta marr sërish para mediumeve.
Së bashku, do të ja dalim.
Fotot e vitit 2009 gjatë vaksinimit së bashku me drejtorin e zyrës të OBSH për Kosove, Skender Syla, dhe bashkëpunëtorin tim Dr. Faik Hoti.