Ish-ministri i Shëndetësisë: Qeveria ka dështuar në menaxhimin e pandemisë

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, thotë se ekzekutivi ka dështuar të menaxhoj me pandeminë. Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë ka vepruar sikurse të mos ekzistonte fare Covid-19.

“Nëse merret për bazë periudha kohore në të cilën kemi kaluar këtë vit kjo nuk ka emër tjetër përpos një keqmenaxhim, neglizhencë edhe ta quajmë dështim total në menaxhimin e kësaj situate”, shtoi ai.

“Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe ministri ka vazhduar me komoditet dhe shprehimisht ndoshta me njëfar injorance të stërngarkuar dhe në atë pjesën politike që qasja ndaj pandemisë është marrë thuajse virusi nuk ekziston fare. Qytetarët janë liruar plotësisht”, tha Zemaj në RTV Dukagjini.

Por si duhet vepruar tani?

“Mendoj se duhet t’i kthehet një vëmendje, një qasje krejt ndryshe përndryshe ky trend do të jetë fatkeq për qytetarët e Republikës sonë. Me një fjalë, është një keqmenaxhim ekstrem”, shtoi ai.

Të ngjashme