Ish-ministri i Tregtisë: Kur blihet mall me para avanc, operatori ekonomik duhet të ofrojë garancion bankar

Prishtinë | 20 Gus 2023 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj është deklaruar rreth dyshimeve se pavarësisht se janë paguar paratë për rezerva shtetërore, malli ende nuk ka ardhur.

Mulaj ka thënë se në rastet kur blihet mall me para avans, operatori ekonomik duhet të japë garancion bankar.

“Në rast kur blihet me para avans, një nga kushtet që duhet të plotësoj operatori ekonomik, është ‘garancioni bankar’, po ta zbatohej ky kriter obligativ, sot nuk do ta kishim këtë situatë”, ka shkruar Mulaj në Facebook.

Tutje ai ka shtuar se nuk bëhen punët e shtetit me panikë, por me profesionalizëm e guxim.

Të ngjashme