Partia qeverisëse në Zimbabve, Zanu-PF, i fitoi shumicën e ulëseve në Parlament.
Sipas rezultateve zyrtare, jo të plota, partia e presidentit Emmerson Mnangagwa pritet të sigurojë shumicën e konsiderueshme parlamentare nga zgjedhjet e së hënës.
Këto kanë qenë zgjedhjet e para pa përfshirjen e udhëheqësit shumëvjeçar, Robert Mugabe, po ashtu nga partia Zanu-PF.
Presidenti themelues i Zimbabvesë, Mugabe, është rrëzuar në një puç vitin e kaluar, pas pothuajse katër dekadash në pushtet.
Më herët, aleanca e opozitës tha se votimi është manipuluar dhe se kandidati i saj, Nelson Chamisa, ka fituar.
Të hënën janë mbajtur edhe zgjedhjet për president dhe rezultati i tyre pritet më vonë.