Në Zimbabve, një helikopter përplaset me një shtëpi – gjejnë vdekjen katër persona

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Tre anëtarë të ekuipazhit dhe një fëmijë në tokë gjetën vdekjen të premten pasi një helikopter ushtarak i Zimbabvesë u rrëzua në një shtëpi pranë kryeqytetit, Harare.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dy pilotë, një teknik dhe fëmija vdiqën në përplasjen e fluturimit stërvitor në fshatin Arcturus, në lindje të kryeqytetit.

Një zyrtar i Forcave Ajrore tha që pasi nuk mund të vendosej kontakti me helikopterin, baza aktivizoi një operacion kërkimi dhe shpëtimi.

Për shkak të sanksioneve nga vendet perëndimore, Zimbabve nuk mund të ketë helikopterë dhe aeroplanë të rinj ushtarakë.

Në vend të kësaj, ushtria përdor ato që kritikohen si të vjetruara nga forca ajrore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme