Ish-presidentes Jahjaga në Tiranë i ndahet mirënjohje për kontributin në fuqizimin e gruas

Prishtinë | 26 Nën 2022 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Unioni i Bashkive Shqiptare i ka ndarë ish-presidentes Atifete Jahjaga medalje mirënjohje, për kontributin e saj në fuqizimin e gruas.

Jahjagës iu dhurua kjo mirënjohje, në pritjen zyrtare me rastin e festave të Nëntorit,  në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

“Të gjithë duhet të ndihemi krenarë kur shohim se forca e gruas ka nisur të çmohet dhe përfshirja e saj të vlerësohet. Të jesh grua dhe të qëndrosh përballë sfidave të kohës është guxim, por edhe obligim”, ka shkruar Jahjaga në një postim në Facebook.

“Ky nderim që më është dedikuar mua, është në fakt dedikimi për gruan shqiptare kudo që është, është dedikimi për vlerën e saj në shoqëri. Prandaj në emër të gruas shqiptare kudo që jeton, këndej e andej kufirit, ju them: ne jemi shoqëri e fortë sepse gruaja shqiptare ndër shekuj ka qenë shtylla e saj”, shtoi Jahjaga.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Velija dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Të ngjashme