Zvicerani ishte një nga figurat më të diskutueshme të futbollit gjatë epokës së tij në krye të FIFA-s. Sepp Blatter ka dalë në pension prej disa vitesh, por tani është përsëri në faqet e para të mediave për shkak të problemeve shëndetësore. Ai është shtruar me urgjencë në spital.
84-vjeçari shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i FIFA-s, pastaj zëvendësoi si president Havelange, duke e mbajtur atë karrige për 17 vjet, nga 1998 deri më 2015, kur u detyrua të jepte dorëheqjen pas skandalit të korrupsionit që përfshiu organin më të lartë të futbollit botëror, me shtatë drejtues të arrestuar.
Blatter është në gjendje të rëndë në spital, por nuk i kërcënohet jeta, siç dëshmohet nga vajza e tij, Corinne, për “Blick”: “Presim të bëhet më mirë çdo ditë, por i duhet kohë dhe pushim”.
Arsyet specifike që çuan në shtrimin në spital të ish-numrit një të futbollit botëror nuk janë zbuluar ende.