Ish-punëtorët e larguar nga puna në KEDS kanë protestuar para Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie ndaj kësaj gjykate, e cila tash e gjashtë muaj nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me ligjshmërinë e vendimeve të mëhershme, raporton Ekonomia Online.
Përqafuesi i punëtoreve të larguar nga KEDS-i, Remzi Demaj, pas takimit me përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese, tha se morën premtimin që gjatë kësaj jave të mirët një vendim për çështjen e tyre.
” Në takim më përfaqësuesit e gjykatës na premtuan se shumë shpejt do të dalin me vendim. Vendimi do të jetë 100% në favor të punëtoreve brenda javës. Janë mbi 80 veta të larguar nga puna pa asnjë arsye. KEDS-i nuk e ka zbatuar vendimin për kthimin e punëtoreve. 6 vendime janë nga gjykatat për kthimin e punëtoreve”, tha Demaj.
Gzim Jelliqi nga Distrikti i Prizrenit, tha se është e çuditshme që vetëm në Kosovë ndodh që gjykatat mos të marrin vendime edhe pas 3 vjetëve.
“KEDS-i i ka neglizhuar të gjitha gjykatat e Kosovës. Lënda është në Gjykatë Kushtetuese. Na jemi largu në mënyrë të pa ligjshme pasi që i kemi pasë kontrata e përhershme. Gjykatat te ne po zgjatin shumë që 3 vjet vetëm në Kosovë ndodhin këto askund tjetër”, tha ai.
Ish-punëtorët e KEDS-it protesta të tilla kanë mbajtur edhe më herët pas largimit të tyre nga puna.
KEDS-i edhe pse i kanë pasur kontratat e përhershme nga puna ka larguar mbi 80 punëtorë, raporton EO.
Derisa pesë gjykatat janë pro kërkesës së punëtoreve për tu kthyer në punë, por KEDS, ka kërkuar që fjalën përfundimtare ta japë edhe Gjykata Kushtetuese.