Ish-punëtorët e kombinatit “Sharr” në Komunën e Hanit të Elezit dhe Këshilli Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare (KQMDPSHA) nga Kaçaniku kanë kërkuar nga krerët e këtyre dy komunave mbështetje institucionale për zgjidhjen e çështjes së statutit të shoqërisë aksionare të fabrikave: “çimentores”, “Sallonitit”, “Lepencit” dhe “Silcaporit”, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas drejtuesve të këtij këshilli, Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera në nivelin qendror që nga viti 2010 nuk i kanë shqyrtuar ankesat e tyre që t’u kthehej statuti i shoqërisë aksionare për këto katër fabrika, andaj është koha që institucionet komunale ta gjejnë një mënyrë për t’u dalë në ndihmë një mijë e 876 punëtorëve.