Ish-punëtorët e Rilindjes sërish kërkojnë pagesën e 20%, paralajmërojnë padi e protesta

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 12:09 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e gazetës “Rilindja” ka kërkuar pagesën e 20% nga Qeveria, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë kërkuar edhe njohjen e stazhit për punën e bërë në gazetat “Rilindja” e “Bujku”.

Zeqir Bekolli drejtor i gazetës “Rilindja” nga kjo sindikatë tha se ata do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, madje edhe mund të ushtrojnë padi ndaj Qeverisë.

Sipas tij, brenda Rilindjes kishte shtatë ndërmarrje, ku gjithsej janë rreth 218 punëtorë nuk po gëzojnë kontributin dhe pagesën prej 20 për qind.

Bekolli ka paralajmëruar se në rast të uljes së rasteve me Covid-19, ata do të dalin më protesta apo edhe do të mbajnë grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“E kishim planifikuar një protestë të radhës për mosnjohjen e 20 e për qindëshit dhe stazhit të punës të Rilindjes dhe Bujur po jetët e humbura dhe numri i të infektuarve nga virusi na detyroi që të mbajmë konferencë për të shprehur në këtë mënyrë mllefin tonë ndaj padrejtësisë që po u bëhet punonjësve”

“Qeveria Kurti në stilin e Qeverive të kaluara vazhdon t’i injoroj kërkesat e punonjësve, madje kjo Qeveri shkon edhe më larg sa që nuk u përgjigjet as kërkesave të sindikatave të punëtorëve për takime me zyrtarë të nivelit qendror për faktin se problemet tona kanë nisur t’i shikoj nga dritaret kolor të Qeverisë siç bën edhe ata që shkuan”

“Ata që shkuan po dyshojmë se na i vodhën edhe mjetet e 20 për qindëshit sikur edhe pajisjet të cilat i shiten me çmime të lira, e punonjësit e Rilindjes me të drejtë po dyshojnë se mos do të na i vjedhin edhe këto mjete. Fjala është për Qeverinë e Isa Mustafës. Ne do të detyrohemi ta padisim Qeverinë e nëse është nevoja edhe në Arbitrazh ndërkombëtar do të shkojmë. Pasuria e Rilindjes u plaçkit.

“Sipas evidences që e kemi dorëzuar në AKP janë diku 218 punëtorë të Gazetës Rilindja por këtu duhet të themi se është fjala edhe për gjashtë ndërmarrje tjera, sepse ndërmarrja Rilindja i ka pasë shtatë ndërmarrje gjithsej. 

“Ne po presim gjendjen e pandemisë sepse do të vazhdojmë me protesta dhe ekziston mundësia që do të organizojmë edhe grevë”

Kurse Besim Kajtazi kryetar i Sindikatës së Pavarur të gazetës “Rilindja” ka thënë se atyre po u bëhet diskriminim.

“Ky është një diskriminim i paparë që është bërë ndaj gazetës dhe punëtorëve. Me të drejtë kërkojmë që të drejtat tona të zgjidhen dhe të paguhet mundi i punëtorëve. 

Të ngjashme