Për tre vjet EULEX-i hoqi dorë prej 20 proceseve gjyqësore

Prishtinë | 06 Mar 2018 | 07:55 | Nga

Njëzet procese gjyqësore i ka dorëzuar Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) te gjyqtarët vendorë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, gjatë tre vjetëve të fundit.

Në mesin e tyre janë edhe të akuzuar të profilit të lartë, si Sami Lushtaku, Ukë Rugova, Azem Syla dhe Enver Sekiraça, shkruan sot Koha Ditore.

Disa lëndë EULEX-i i ka dorëzuar, edhe pse kanë qenë thuajse në fund të gjykimit, siç është rasti ndaj ish-kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, kurse disa të tjera në momentin që ato janë kthyer nga Gjykata e Apelit në rigjykim.

Të vetmen arsye që zyrtarët e këtij misioni e kanë dhënë për “Kohën Ditore” rreth transferimit të këtyre lëndëve te vendorët është se “janë në proces të dorëzimit të lëndëve që nga viti 2014”. Ata, po ashtu, kanë paralajmëruar se po përgatiten për t`u larguar nga Kosova në qershor të këtij viti.

Për Gjykatën në Prishtinë, transferimi i këtyre lëndëve është ngarkesë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme