Ish-sekretari i Marinës i Trump, Richard Spencer mbështet Mike Bloomberg për president

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Ish-sekretari i Marinës, Richard Spencer, nga administrata Trump, ka lobuar ndaj Mike Bloomberg për president të Amerikës.

Këto qëndrime janë bërë të ditura sot gjatë një fushate në Virxhinia, të SHBA-së, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Spencer, i cili shërbeu një kohë të shkurtër si sekretar në detyrë në Departamentin e Mbrojtjes të presidentit Donald Trump, bëhet i emëruari i parë politik i Trump që mbështet një nga kundërshtarët e mundshëm të presidentit.

“Unë jam krenar që miratoj Mike Bloomberg për president të Shteteve të Bashkuara. Ai do të ruajë, dhe do të mbrojë Kushtetutën dhe do të mbështesë Kodin Uniform të Drejtësisë Ushtarake”, ka thënë Spencer në një deklaratë të lëshuar të premten në mëngjes nga fushata.

“Mike do të nderojë shërbimin dhe do të sigurojë trajtimin e barabartë të të gjitha grave dhe burrave me uniformë. Ai gjithashtu do të respektojë udhëzimet e këshilltarëve ushtarakë”, është shprehur Spencer.

Spencer u largua nga administrata Trump në nëntor të vitit 2019, pasi Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper kërkoi dorëheqjen e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme