Ish-shefi i Interpol, i cili u raportua si i zhdukur gjatë një vizite të fundit në Kinë, po hetohet për ryshfet dhe krime të tjera.
Kjo gjë është bërë e ditur nga Pekini zyrtar.
Meng Hongwei, i cili dha dorëheqje pas raportimit për zhdukje kishte dërguar një mesazh, me një emotikë (thikë), dy javë më parë.
Lajmi për hetimin mbi Hongwei, përfshirjen e një zyrtari kaq të lartë të sigurisë publike po cilësohet si imazh i ri i Pekinit për të kërkuar drejtësi nën sundimin modern të ligjit.
Ministria kineze e Sigurisë Publike lëshoi një komunikatë duke thënë se hetimi është rezultat i këmbënguljes së Hongwei për të bërë gjërat në mënyrën e vetë.
Ata thanë se hetimi mbi pranimin e dyshuar të Hongwei për mitmarrje dhe
shkelje të ligjit ishte duke u hetuar në kohë, me korrektësi, duke shtuar se kushdo që shkel ligjin duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet ashpër, transmeton Indeksonline.
Zhdukja e tij në Kinë bëri që qeveria franceze dhe Interpoli të bënin presion për gjetjen e tij. Të dielën autoritetet kineze konfirmuan se Hongwei po hetohet rreth shkelje të dyshuara të ligjit dhe disa orë më vonë Interpol veçse konfirmoi se ai kishte dhënë dorëheqje si shefi i Interpolit.
Ndryshe gruaja et ij, Grace Meng kishte deklaruar se ajo nuk kishte dëgjuar asgjë nga bashkëshorti që nga data 25 shtator. Ajo gjithashtu ka folur për mesazhin që burri i kishte dërguar me emotikën (thikë) që sipas saj mundohej të tregonte se ishte në rrezik. Madje para se të dërgonte një mesazh, ai kishte shkruar se ajo duhet të presë për thirrjen e tij.