Altin Zejnullahu ka qenë student i dalluar në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, në UBT.
Në fillim të këtij viti, ai është bërë pjesë e kompanisë “Puricity L.L.C”, që është partner vendor i shumë kompanive të njohura në fushën e telekomunikacionit në Evropë dhe më gjerë.
Në këtë kompani, ish-studenti Zejnullahu merret me projekte të shumta në fushën e IT-së, të cilat kryesisht i zhvillon për kompani gjermane, përfshirë këtu edhe kompaninë e njohur botërore “Vodafone Group Service GmbH”.
Ai ka bërë të ditur se pjesë e kompanisë “Puricity L.L.C”, janë edhe shumë studentë të tjerë të UBT-së, Ai ka bërë të ditur se pjesë e kompanisë “Puricity L.L.C”, janë edhe shumë studentë të tjerë të UBT-së, të cilët punojnë në ofrimin e zgjidhjeve moderne në fushën e IT-së, sistemeve dhe aplikacioneve.
Duke treguar mbi rëndësinë e përfundimit të studimeve, ish-studenti Zejnullahu ka theksuar se UBT është dëshmuar më së miri përmes suksesit të studentëve të vet, të cilët gjeneratë pas gjenerate po punësohen nëpër kompanitë më të mëdha e më të suksesshme vendore e ndërkombëtare.
“UBT më ka ofruar hapat e parë në fushën e teknologjisë dhe mundësinë për të filluar karrierën akademike, që pasoi me një zhvillim shumë më të lehtë profesional”, vlerësoi Zejnullahu.
Krahas angazhimeve profesionale, studimet e nivelit master i ka përfunduar për Inxhinieri Softuerike dhe Telekomunikacion në University of Sheffield, në Britani të Madhe, teksa tashmë, Zejnullahu është pranuar edhe për studimet e doktoratës në Zvicër, të cilat do t’i filloj në mars të vitit 2018.
Paraprakisht, ai ka punuar edhe në Departamentin e Sigurisë së Informacionit në Bankën TEB, si dhe ka qenë i angazhuar edhe si tutor në lëndët, Rrjetet Kompjuterike, Sistemet Operative dhe Lab Course 1 & 2, në UBT.