Ish-ushtari i UÇK-së nga Dragashi, Petrit Bojaxhiu, është personi i radhës që është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për intervistim. Bojaxhiu, i cili tani është kapiten në FSK, tha se do t’i përgjigjet ftesës. “Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës dhe do t’i mbroj vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, tha ai për […]
Ish-ushtari Petrit Bojaxhiu ftohet nga Specialja

Ish-ushtari i UÇK-së nga Dragashi, Petrit Bojaxhiu, është personi i radhës që është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për intervistim.
Bojaxhiu, i cili tani është kapiten në FSK, tha se do t’i përgjigjet ftesës.
“Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës dhe do t’i mbroj vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, tha ai për “PrizrenPress”.
Ai është ftuar që të intervistohet më 25 shtator. Ndërkaq, organizatat e dala nga lufta në Dragash kanë reaguar ndaj kësaj ftese të Gjykatës Speciale.











