Ish-ushtari i UÇK-së, britaniku Harrison i bashkohet LDK-së

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 13:45 | Nga

Ish-ushtari I UÇK-së, britaniku Jon Harrison i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai është bërë anëtarë i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.

Ai po ashtu me anë të një postimi në facebook, ka bërë të ditur se në Prizren sot është emëruar një rrugë me ermin e Jon Harrison.

“Komuna e Prizrenit sot emëroi një rrugë me emrin e Veteranit të UÇK-së, Jon (Xhon) Harrison; ndërsa po sot, në Prizren, Jon-i u anëtarësua në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), dega e dytë e LDK në Prishtinë…..faleminderit Prizren, faleminderit LDK, e posaçërisht faleminderit Jon Harrison”, ka shkruar Gecaj.
ldk1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme