Ish ylli i Barcës: Do të transferohesha te Real Madrid

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Adama Traore është një nga zbulimet më të mëdha në Premierligë këtë sezon.

Futbollisti mori vëmendjen me paraqitjet te Wolves, duke bërë që të ftohet edhe te Kombëtarja e Spanjës.

Sulmuesi, i cili ka pasur një ndryshim të madh në fizikun e tij, në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Barcelonës.

E kaluara te Barcelona, nuk do të ishte problem për lojtarin që në të ardhmen t’i bashkohet Real Madridit.

“Nëse më duhet të shkoj në Madrid, do të largohem”, është përgjigjur Traore.

Të ngjashme