Në ditën kur bëhet betimi i Presidentit të ri të Shqipërisë dhe postin e Bujar Nishanit e zë, Ilir Meta, Odeta Nishani, ish Zonja e Parë, ka një mesazh për gjithë shqiptaret.
Në një postim në Facebook ajo aa falënderuar të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe inkurajuar gjatë viteve në aktivitetet si Zonjë e Parë.
“Në mbyllje të mandatit presidencial dua t’ju falënderoj thellësisht nga zemra që më keni ndjekur dhe inkurajuar këto vite në aktivitetet si Zonjë e Parë.Shumë prej jush i kam takuar, kemi biseduar nga afër për problematika dhe sfida në fusha të ndryshme të jetës”.
“Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet fb, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët….miqësisht Odeta”, ka shkruar ajo.