Presidenti uron për Vitin e Ri, iu drejtohet qytetarëve me një mesazh në orën 18:00

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për vitin e ri.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se sonte kur të gjithë jemi mbledhur me familje e miq, unë së bashku me Lumen dhe Endritin, ju urojmë të gjithë juve një vit të ri me shëndet dhe plot lumturi.

“Duhet guxim që të shohim përpara, përtej dhimbjeve dhe frikës që mund të sjellë e tashmja. Të guxojmë, siç kemi guxuar gjithmonë, që t’i bëjmë realitet të gjitha ëndrrat tona. Gëzuar 2019-ta!”, ka shkruar Thaçi.

Në këtë postim, paralajmërohet që në orën 18:00, ai do u drejtohet qytetarëve me një mesazh për vitin e ri, i cili do të transmetohet në profilin e tij në Facebook, në Ekonomia Online dhe në media të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme