Ish-zyrtari i AKM-së: S’kam pasur kërcënime nga partitë politike

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 15:30 | Nga Fitore Berisha

Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka raportuar Ilir Salihu, ish-zëvendësdrejtor në AKM, i cili tha se gjatë kohës sa e ka ushtruar këtë detyrë nuk ka pasur kërcënime nga partitë politike, raporton Ekonomia Online.

Ilir Salihu foli për kohën kur është emëruar zëvendësdrejtor i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit.

“Unë kam qenë pjesë deri në qershor të vitit 2008. Ka qenë departameni i ndërmarrjeve publike në kohën kur kam marrë përgjegjësi kanë qenë pesë divizione që përfshin aeroportin, hekurudhat, KEK dhe shtatë ndërmarrje të ujrave dhe mbeturinave”, tha ai.

Salihu theksoi se gjatë kohës sa ka qenë në AKM nuk ka pasur kërcënim prej asnjë subjekti politik.

“Unë nuk kam qenë amëtar i asnjë partie politike as nuk jam. Une kam qenë këshilltar i ministres së Tregtisë dhe Industrisë zonjës Bajrami”, u shpreh ai.

“Duhet të shihen dokumentet sepse krejt akterët kanë pasur përgjegjësi të asaj kohe në procesin e privatizimit. 2007 kur Vala ka qenë operator publik dhe në atë kohë ka qenë një tender për konkurencën. Në këtë kohë bordi ka kërkuar nga menaxhmenti që të futet si temë Vala karshi konkurencës. Kërkesa ka qenë që menaxhmenti me ndërmarrë veprime mu përgatitë për konkurencë. Ideja ka qenë pronësinë me mbajt Vala”, shtoi ai tutje.

“Arsyeja që keni kërkuar për dëshmi është sa kam qenë aty deri më vitin 2008. Unë nuk mbaj përgjegjësi çka ka ndodhur pastaj. Kam dhënë dorëheqje prej bordit”, tha Salihu.

Ndërsa, kryesusi i Komisionit Hajrullah Çeku kërkoi të dijë nëse Salihu ka qenë pjesë e ndonjë procesit që ka çuar në pasoja

“Në çfarë cilësie keni qenë pjesë e procesit të privatizimit. Është kërkuar të bëhet hetimi i gjithë procesit. Operatori virtual ka operuar si i zakonshëm. Ai i tha nëse ka qenë i ndonjë procesi që ka çuar në pasoja. Për hir të konstatimit duhet thënë gjërat deri në fund. A keni pjesë të përgjegjësisë për operator virtual dhe ka ndodh devijim më vonë”, pyeti Çeku.

Tutje, deputeti I PDK-së Gazmend Bytyqi pyeti në Salihun nëse ka ndonjë informacion sesi janë ndarë pasuritë e mirëmbajtjes.

“Nuk kemi qenë pjesë e asnjë procesi të privatizimit për ndërmarrje publike. A keni informacion për mënyrën si janë ndarë pasuritë e mirëmbajtjes. Çfare mund të na jepni informacione që dëshmia juaj të jetë mjaftueshëm. A keni pasur kërcënim për ndonjë pozitë”, pyeti Bytyqi.

Ndërsa, deputeti i VV-së Hekuran Murati shtroi pyetje zotëri Salihut se “a keni qenë ndonjherë i angazhuar në kabient të ndonjë ministri. Humbjet e KEK-ut kanë qenë 20 milion euro”.

Për në fund, Çeku tha e falënderoi dëshmitarin për informacionet sa i përket procesit të privatizimit.

Të ngjashme