Joe Biden, më 20 janar edhe zyrtarisht do ta lë Shtëpinë e Bardhë dhe detyrën e presidentit të ShBA-së do t’ia kalojë Donald Trumpit.
E kur kanë mbetur pak më shumë se një muaj deri në përfundim të mandatit, Biden ka marrë vendim për uljen e dënimit ose faljen e 1 mijë e 500 personave që janë dërguar në burg për shkak të kryerjes së krimeve.
Sipas mediave ndërkombëtare, në mesin e atyre që do të falen janë edhe tranfikantë të drogë e po ashtu edhe drejtues të karteleve kriminale.
Por, ky vendim nga ana e Shtëpisë së Bardhë është vlerësuar si adresim i dënimeve të tepërta, veçanërisht për ata që kanë treguar se duan të riinegrohen në shoqëri.
Falje nga Biden do të përfitojë edhe një shqiptar i cili ishte i dënuar me 27 vjet burgim.
Bëhet fjalë për Francesk Shkëmbin, i cili mori dënimin në korrik të 2014-tës.
Ai u akuzua për drejtimin e një organizate kriminale që kontrabandonte drogë nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E po ashtu edhe për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe heroinës.
Shqiptari raportohet se nga burgu do të lirohet parakohe, në vitin 2029-të.
Derisa në afatin e rregullt, ai do ta përfundonte dënimin në vitin 2041.
Vendimi i presidentit në largim të ShBA-së, Joe Biden, ka nxitur reagime të shumta.