Policia e Kosovës ka arrestuar 25-vjeçarin Kushtrim Bojaj i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas policisë deri tek arrestimi i tij ka ardhur pas bashkëpunimit me qytetarët.
Njoftimi i plotë:
“Vjedhje e rëndë”
Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 22.04.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë.
I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor
Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.
Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.
Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falenderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.