Ishulli po vuan pasojat e ndryshimeve klimatike, ministri e mban fjalimin i zhytur në ujë

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Tuvalut, një shtet i formuar nga një grup ishujsh në Paqësor, mbajti një fjalim i zhytur në ujë deri në gjunjë, për të theksuar idenë që vendi i tij është në vijën e parë të luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Simon Kofe doli në një lidhje live nga vendi i tij për të folur në samitin e klimës në Glasgou, i veshur me kostum dhe kollare, por me këmbët të futura në ujë, për të nxjerrë në pah rritjen e nivelit të detit në vendin e tij.

“Kjo është situata reale me të cilën përballet Tuvalu për shkak të impaktit të ndryshimeve klimatike”, tha Kofe në videomesazhin e tij.

Të ngjashme