ISIS: Baghdadi është i vdekur, ne kemi një kalif të ri

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 14:12 | Nga

Shteti Islamik ka konfirmuar se gjoja ish lideri i saj Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë, raporton Al Sumarija.

Siç raportohet në mediat ruse me burime nga Iraku, pretendohet se ISIS ka hartuar një deklaratë të shkurtër me të cilën njofton se Baghdadi është i vdekur, transmeton lajmi.net.

Në një deklaratë të shkurtë të terroristëve është thënë se tani ata kanë një kalif të ri mirëpo emri i tij nuk është publikuar.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë muajin e kaluar njoftoi ‘pas informatave ende të pakonfirmuara’ se në një sulm ajror janë vrarë udhëheqësit e ISIS dhe 300 ekstremistë.

Më pas ministri i jashtëm rus ka thënë se ‘nuk ka prova’ por ndodh që Baghdadi është vrarë në këtë sulm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme