ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Paris

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 10:19 | Nga

Në prag të zgjedhjeve presidenciale në Francë, që do të mbahen të dielën, në Champs-Elysees ka ndodhur një sulm i dyshuar terrorist.

Një person ka qëlluar me armë dhe ka vrarë një polic dhe plagosur dy të tjerë. Atentatori është vrarë nga forcat e sigurisë. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, por këto të dhëna janë duke u verifikuar. Portali Amak i afërt me IS ka bërë të ditur se sulmin e ka kryer Abu Jussuf al-Beldschiki (“Belgu”), por këto të dhëna nuk janë konfirmuar.

Prokurori i shtetit François Molins i ka marrë përsipër hetimet. Ai ka konfirmuar se atentatori është i njohur edhe më parë për organet e sigurisë. Identiteti është saktësuar, por detajet nuk janë bërë publike për shkak të hetuesisë. Organet e sigurisë janë duke kërkuar bashkëpunëtorët e atentatorit, raporton DW.

Agjencia e lajmeve AFP shkruan se fjala është për një francez 39-vjeçar, i cili në vitin 2005 ishte dënuar me heqje lirie, për shkak të një sulmi me armë kundër dy policëve. Në shkurt ai ishte arrestuar sërish, për shkak të dyshimit se do të vrasë policë. Por është liruar për shkak të mungesës së provave.

Presidenti i shtetit François Hollande ka mbajtur një mbledhje të kabinetit të sigurisë. Presidenti është i bindur se sulmi në Elysee është vepër e organizatave terroriste.

Hollande tha se autoritetet duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshme, në veçanti kur dihet se të dielën në Francë do të mbahen zgjedhjet presidenciale. Sulmi është zhvilluar në kohën kur në TV mbahej debati i kandidatëve për zgjedhje presidenciale. Balotazhi do të mbahet me 7 maj. Dy vitet e kaluara nga sulmet terroriste në Francë janë vrarë më shumë se 230 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme