ISIS-i ka ndaluar referët e futbollit në Siri me arsyen se ata respektojnë rregullat e FIFA-s, jo të Sheriatit.
Komandantët e grupit terrorist kanë urdhëruar organizuesit e ndeshjeve të futbollit që të mos lejojnë referët të drejtojnë ndeshjet sepse vendimet e tyre nuk janë në “përpikëri me atë që mendon Allahu”, raporton Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Terroristët pohojnë se rregullat e FIFA-s janë “shkelje e urdhrave të Allahut”, edhe pse nuk dihet se cilat ligje islamike respektojnë militantët e ISIS-it.
ISIS-i ka krijuar rregullat e reja në futboll, të cilat ia lejojnë futbollistit të lënduar që të kërkojnë kompensim ose të hakmerren ndaj lojtarit kundërshtar me të njëjtin formë të lëndimit.
Këto rregulla do të fillojnë të zbatohen në sezonin e ri në Siri.