Zyrtarët irakianë thonë se trupat qeveritare, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, kanë marrë nën kontroll më tepër lagje në Qytetin e Vjetër të Mosulit, ndërsa janë vrarë dhjetëra militantët ë Shtetit Islamik, gjatë luftimeve të ashpra, për qytetin Mosul, që është baza e fundit e ekstremistëve në Irak.
Zëdhënësi i forcave të përbashkëta irakiane, Yahia Rasoul, dje i tha televizionit shtetëror se “forcat irakiane po avancojnë në Qytetin e Vjetër” dhe tash grupi ekstremist “mbanë kontroll ndaj pak hapësirave të banimit”, ndërsa ofensiva e forcave qeveritare për përfundimin e okupimit të Mosulit nga Shteti Islamik, duket se po i afrohet fundit.
“Fitorja në pjesën perëndimore të Mosulit do të shpallet së shpejti”, tha Rasoul.
Sipas tij, forcat irakiane i kanë krijuar disa rrugë për largim të civilëve, që ende janë nën rrethim, në pjesën më të madhe të hapësirave, që janë nën kontroll të Shtetit Islamik.
Ekstremistët e Shtetit Islamik e okupuan Mosulin nga fiorcat qeveritare në qershor të vitit 2014, derisa patën marrë territore të gjëra në Irak dhe Siri.
Por, forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara kanë bërë progres të vazhdueshëm kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në të dy vendet gjatë muajve të fundit, derisa Mosuli po çlirohet plotësisht, ndërsa kundër ekstremistëve po vazhdon presioni në bazën e tyre të fortë në Raka të Sirisë.