ISIS i vret 128 civilë në një sulm hakmarrës

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 10:51 | Nga

Shteti Islamik (ISIS) i ka vrarë të paktën 128 civilë në një qytet sirian që kontrollohet nga regjimi, sipas një grupi për të drejtat e njeriut.

Forcat qeveritare ia dolën ta marrin kontrollin në al-Qaratayn gjatë fundjavës, ka thënë sot Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Raportimet për ekzekutimet e civilëve të dyshuar për lidhje me Qeverinë apo Policinë nuk kanë mundur të verifikohen, raporton Independent.

Al-Qaratayn, i cili ndodhet rreth 300 kilometra larg njërës prej bastioneve më të forta të ISIS-it Deit Ezzor, u kap përsëri nga militantët në fillim të këtij muaji pas një sulmi befasues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme