Islami: UÇK do të dalë faqebardhë edhe këtë herë, ‘dasma’ po vjen

Prishtinë | 18 Sht 2026 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Analisti Dardan Islami, në protestën gjithëpopullore në kundërshtim të vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte ajo që qytetarët i bashkoi para 26 vjetësh.

Sipas tij, ky bashkim i tregoi botës se gjithçka është e mundur.

“I treguam botës që gjithçka është e mundur, se lufta për liri, dëshira për liri është më e madhe se çdo ushtri tjetër, se çdo armik tjetër. E sot, është po e njëjta UÇK që u përballë me forcat serbe, u ballafaqua me UNMIK e EULEX, që 26 vjet, dhe do të dalë faqebardhë edhe këtë herë, do të triumfojë, dhe do t’i tregojë botës se shqiptarët nuk e kanë dhezë luftën, nuk ia kanë krisë këngës për me i sundu të tjerët. Shqiptarët ia kërcasin këngës kur ka dasmë, e dasma po vjen”, tha ai.

Të ngjashme