Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se si parti janë të qëndrimit se kufijtë shtetëror të Kosovës janë të paprekshëm.
“Me ardh në konkluzion që dialogu na çon në copëtim është goditje për përgatitje për dialogun. Kemi shumë çështje me shumë rëndësi në dialog si asociacioni. Rreziku i asociacionit është prezent dhe shumë i madh. Ka qenë i nënshkruar nga Isa Mustafa dhe ne nuk e kemi akuzuar për tradhti kombëtare por i kemi thënë se ke gabuar. Nuk ekziston vetëm një rrezik, është tema e ujit, Ujmanit, energjisë, shëndetësisë për të cilat Kosova duhet të përgatitet”, ka thënë Ymeri, njofton Klan Kosova.
Ismaili ka thënë se si PDK kanë bërë përpjekje për gjetjen e konsensusit politik në Kosovë për dialogun me Serbinë.
“Kemi thënë se Kosova e ka Kushtetutën e vet, sovranitetin dhe territorin e vet, këto janë të nënkuptueshme. Vetëm duhet të ketë një tejkalim të lojërave politike ditore. Veseli ka dalë me thirrje për të gjithë liderishipet politike se mungesa e kohezionit dhe rrahjes së ideve, të krijohet një formulë dhe të arrihet përgatitja më e mirë në raport me Serbinë. Serbia vjen më një barrë të rëndë ndërkombëtare ku ka qenë sponzorizues i luftërave në Ballkan dhe kjo ka dëmtuar Serbinë dhe i ka dhënë mundësinë e krijimit të partneritetit afatgjatë me bashkësinë ndërkombëtare”.