Ismaili: BQK e gatshme të ofrojë lehtësimin financiar

Prishtinë | 05 Nën 2024 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Mbahet takimi me temën “Perspektiva Ekonomike Rajonale e FMN-së për Evropën, Një rimëkëmbje nën potencialin e plotë të Evropës – Fokusi i veçantë: Sa të mëdha janë efektet e konvergjencës së Evropës dhe cilët janë shtytësit kryesorë?”, raporton Ekonomia Online.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ka deklaruar se ndihma e FMN-së ka qenë e rëndësishme në fuqizimin e institucioneve të Kosovës.

Po ashtu, ai ka thënë se BQK është e gatshme të ofrojë qëndrueshmëri ekonomike dhe në lehtësimin financiar.

“Kjo ngjarje ka një rëndësi të veçantë sepse pas 10 ditësh do të shënojmë 25 vjetorin e BQK-së. Ndihma e FMN-së ka qenë shumë e çmueshme deri në forcimin e institucioneve tona. Banka Qendrore është e gatshme të siguroj qëndrueshmëri, thellimi i integrimi evropian, ne dakordohemi me këto gjetje. Ky themel solid është kritik duke mbajtur një sektor mirë të rregulluar. Ne po ashtu po ndërmarrim reforma. Fokusi ynë është lehtësimi në qasjen financiare për më tepër BQK-ja e ndihmuar nga partneret ndërkombëtarë është duke marrë reforma duke përmirësuar strukturën financiare. Integrimi ynë është pjesë e objektivitetit”, ka thënë Ismaili.

Përfaqësues rezident rajonal për Ballkanin Perëndimor, Sebastian Sosa ka thënë se Kosova është në hapin e duhur drejtë zhvillimit ekonomik.

“Ne shohim ekonominë evropiane në rrugëtimin e saj. Kosova është në një vend të mirë keni një zhvillim relativisht të madh dhe inflacioni është ulur në dy për qind. Rimëkëmbja nuk është akoma sa duhet e madhe. Kemi një vit që është plotë me zgjedhje në tërë globin. Kemi paqartësi sepse rimëkëmbja është faktor ciklik, por zhvillimor. Nuk do të parashohim ngritje të çmimeve, prodhimi i energjisë në Ukrainë është i prekur dhe ka rezultuar në import. Kemi rritje te çmimeve në pjesën e Evropës, ky rajon është më i ndikuar disa vende kanë çmime me dy shifra. Kjo nënkupton që duhet të rishikojnë tregjet pjesëmarrjes. Ekonomitë evropiane janë 20 vite prapa ShBA-së sa i përket nivelit të të ardhurave.  Lajmi i mirë që konvergjenca është duke ndodhur më shpejtë se në pjesën tjetër të botës”, tha Sosa.

Në dokumentin analitik, ai theksoi se analizojnë se si të sjellin Evropën me afër globit dhe si ta anëtaresojnë me globin.

“Ky thellim kapital nuk vjen vetvetiu. Përfitimet që kanë ndodhur kanë qenë për një kohë të gjatë, por nuk kemi parë të ngushtohet ky dallim me ShBA. Brenda BE-së ende ka barriera të mëdha. E shohim që Kosova është duke u rritur me shpejtësi nëse konvergjenca nuk ka qenë e shpejtë në të kaluarën. Këtë e bëjmë edhe në ushtrimin e fundit. Ka një mbyllje të hendekut, por kjo mund të dyfishohet sikur Kosova do t’i bashkohej BE-së. Nëse do të kishte rol të ri të zgjerimit do të kishim një mbyllje tjetër të hendekut për 10 për qind. Rimëkëmbja në tërësi ka ngecur dhe ka hendek”, ka thënë Sosa.

Zv.guvernatori i BQK-së, Dardan Fusha ka njoftuar se ka ulje të borxhit publik në Kosovë, ndonëse ka pasur sfida, sipas tij ka rritje të kredive bankare në 13 për qind.

“Që nga shpallja e pavarësisë se BE-ja është ofrues dhe mbështetës të Kosovës kemi një ulje të borxhit publik dhe në ketë vit është 15.9 për qind. Ndonëse kemi pasur sfida në sistemin financiar bankar kemi parë që këtë vit kreditimi ka shënuar rritje në 13 për qind. Kjo ka mbështetur zhvillim ekonomik. Jemi duke drejtuar mbikëqyrjen financiare për herë të parë jemi duke aplikuar tamponët kundër ciklit bankar. Jemi duke bërë përpjekje për të zënë hapin në raportin me BE-në, jemi duke trajtuar disa prej hendeqeve për t’u përgatitur për paralajmëruesit e hershëm të rreziqeve financiare”, ka thënë Fusha.

Të ngjashme