Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar për angazhimin që po bën institucioni që ai drejton për përmirësimin e kushteve në Klinikën e Kardiologjisë.
Me këtë rast Ismaili njoftoi se në QKUK ende po punohet për modernizimin e Kardiologjisë.
“Nuk ndalet puna për modernizimin e Kardiologjisë. Kardiologjia Invazive do të vendoset një kat më poshtë, afër Angiografit të ri, në një hapësirë, që ka filluar të rinovohet, ku deri tash kanë funksionuar Kardiologjia I dhe Njësia Koronare, të cilat do të kalojnë në një objekt tjetër”.
I pari i Shëndetësisë në Kosovë shtoi se intervenimi në përmirësimin e infrastrukturës për Kardiologjinë Invazive, vjen pas vendimit për shërbim 24 orësh për sëmundjet e zemrës dhe heqjes së listës për stentim në QKUK
“Intervenimi në përmirësimin e infrastrukturës për Kardiologjinë Invazive, vjen pas vendimit për shërbim 24 orësh për sëmundjet e zemrës dhe heqjes së listës për stentim në QKUK. Investimet janë pjesë e një projekti, që ka nisur para një viti, me qëllim të modernizimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”.
“Gjatë punimeve në hapësirën ku do të vendoset Kardiologjia Invazive, e cila po rinovohet për t’i ofruar një ambient më të përshtatshëm shërimi pacientit të sëmurë nga zemra dhe kushte më të mira mjekut në punë. Këto pamje janë vetëm një pjesë e një investimi të madh, që ka nisur para një viti- për ta bërë QKUK-në më moderne dhe adresë shërimi për qytetarin”, ka shkruar ministri Ismaili.