Ismaili: Çmime të njëjta për barna të njëjat në të gjithat barnatoret e Kosovës

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Shumë shpejt, qytetarët e Kosovës do të mund të beljnë barnat e njëjta me çmime të njëjta në të gjitha barnatoret e Kosovës.

Kjo po bëhet e mundur pasi që Ministria e Shëndetësisë ka finalizuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimeve të barnave.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili. Me këtë rast, ai ka pasur një takim me Autoritetin e Konkurrencës dhe Odën e Farmacistëve të Kosovës ku ka folur për ndikimin që do ta ketë ky dokument për jetën e qytetarëve.

“Shumë afër të një prej reformave më të mëdha në shëndetësinë tonë. Tashmë e kemi draftin final të udhëzimit administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave në të gjitha barnatoret tona. Shteti nuk do të blejë më barna më shtrenjtë se vendet e rajonit, kurse qytetarët do të blejnë barnat e njëjta me çmime të njëjta në të gjitha barnatoret e Kosovës”, ka shkruar ministri Ismaili.

Më tej, ai ka thënë se ky dokument do të hap një faqe të re për shëndetësinë kosovare dhe do të mbroj shtetin dhe qytetarët nga shpenzimet e larta financiare.

“Për këtë, sot pata edhe një takim me drejtues të Autoritetit të konkurencës dhe Odën e Farmacistëve të Kosovës. Kemi punuar shumë gjatë dhe me kujdes duke analizuar të gjitha faktet e mundshme që mund të kenë ndikim në jetën e qytetarëve për atë se çka sjell zbatimi i tij. Falenderoj përgjegjësit e Autoritetit të Konkurencës për angazhimin e tyre dhe përfshirjen në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin”, ka përfunduar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme