Ismaili: Foshnja që vdiq në QKUK, në Neonatologji u pranua në gjendje të rëndë

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se foshnja që vdiq, qe pranuar në gjendje të rëndë, nën përcjellje të nënës dhe dajës së foshnjës.

Nga Klinika e Neonatologjisë kanë thënë se foshnja është pranuar në këtë klinikë rreth orës 22:10 të 15 tetorit.

“Ju informojmë se foshnja e gjinisë mashkull është pranuar në Klinikën e Neonatologjisë, po të njëjtën datë, 15.10.2023 në ora 22:10, në përcjellje të nënës dhe dajës. Në pranim foshnja ka qenë në gjendje të rëndë e zbehtë, pa frymëmarrje spontane, pa tone të zemrës me kordon umbilikal të papërpunuar profesionalisht!”, ka thënë për KOHËN, Hajrije Ismaili, drejtoreshë e Klinikës së Neonatologjisë.

Ismaili ka thënë se pas pranimit, foshnja është reanimuar, intubuar e ventiluar dhe i është bërë masazh kardiak e është vendosur në ventilim mekanik.

“Gjendja klinike e foshnjës ka qenë shumë e rëndë, po ashtu edhe analizat laboratorike kanë ndikuar në gjendje të rëndë (acidoze respiratorë, metabolike, anime dhe ne ekzaminime plotësuese: echo e trurit-edeme trunore). Është bërë trajtimi sipas të gjeturave klinike dhe laboratorike. Përkundër të gjitha masave reaminuese, foshnja exiton me datën 16.10.2023 në ora 06:15. Foshnja është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion në përcjellje të Policisë, punëtores sociale, personelit neonatal dhe familjarëve”, ka thënë tutje ajo.

Të ngjashme