Ismaili: Korrupsioni ka shkatërruar shëndetësinë, po shpëtojmë milionat

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 11:16 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar gjetjet e raportit nga monitorimi i kontratave për furnizim me material shpenzues për Hemodializë për vitin 2018.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se keqpërdorimet, monopolet dhe kontratat e paligjshme janë ndalur në sektorin e shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Ai përsëriti se gjatë mandatit të tij janë shpëtuar miliona euro dhe me këto para është investuar në cilësinë e sistemit shëndetësor.

Sipas tij, korrupsioni e ka dëmtuar rëndë dhe ka thyer besimin mes qytetarit dhe sistemit shëndetësor.

“Ky sektor për vite me radhë korrupsioni e ka dëmtuar rëndë dhe ka thyer besimin mes qytetarit dhe sistemit shëndetësor, në mandatin tim kemi gjetur situatë kaotike me çmime të fyera, mungesa të mëdha, kemi arrit që kontratat e jashtëligjshme mu ndërpre dhe që mos të lejohet që ministria të blej me çmime me të larta se sa në barnatore”, tha Ismaili.

“Brenda një viti kemi ble barna 6 milionë euro më të lira se sa viti paraprak dhe këto janë mundësi në investime direkt në pacientë tanë, pajisje dhe kujdes të shtuar”, tha ai.

Ismaili tha se tek furnizimi me material shpenzues për hemodializë ka qenë një monopol për dy dekada dhe se tani më kjo dukuri nuk ekziston.

“Furnizimi me material shpenzues për hemodializë është një nga pjesët me të ndjeshme të shërbimit të shëndetësisë dhe shembulli më i keq që ilustron më së miri se si sistemi shëndetësor u keqpërdor në dy dekada për ofrimin e një monopoli për një kompani”.

“Me rifunksionalizimin politik shëndetësor me qendër pacientin, viti 2018 ka shënuar thyerjen e monopolit në sistemin e dializës dhe blerjen me çmime më të ultë. Korrupsioni në shëndetësi është dhimbje direkte te qytetarët dhe humbje financiare tek ta”.

“Do vazhdojmë të ruajmë buxhetin e qytetarëve këto janë efektet e para unë shoh optimizëm tek qytetarë dhe sektori i shëndetësisë për të qenë pjesë e betejës sonë për një sistem të mirë shëndetësorë”.

Liridona Behrami nga KDI ka bërë prezantimin e raportit ku tha se në këtë raport janë analizuar tre kontrata publike lidhur me furnizimin me material shpenzuar për hemodializë të cilat ishin zhvilluar gjatë vitit 2018.

Për këtë kontratat e analizuara Ministria e Shëndetësisë kishte shfrytëzuar një procedurë të hapur dhe dy me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Ajo ka përmendur rekomandimet e nxjerra në bazë të analizës që ka bërë KDI-ja.

“MSh-ja duhet të sigurohet që procedurat e prokurimit të iniciohen në kohë të mjaftueshme për të parashikuar përmbushjen e të gjitha afateve të përcaktuara me Ligj të Prokurimit Publik me qëllim të shmangies së përdorimit të procedurave të negocimit”, tha Behrami.

“MSh-ja të bëj një analizë të tregut për të gjitha blerjet një burimore për tu siguruar që nuk kemi të bëjmë një situatë të ngjashme momopoli sikurse ajo e deritanishme për furnizimin me material shpenzues për hemodializë”, tha ajo.

“Komisioni rregullativ i prokurimit publik të inicioj procedurat për plotësimin të legjislacionit aktual për të kategorizuar dhe definuar afatet e shqyrtimit të ankesave nga OShP në bazë të prioriteteve”, tha ajo.

“OShP të prioritizojë trajnimin e ankesave që burojnë nga tenderët që lidhen me furnizimin e barnave dhe materialeve me rendësi jetike për shëndetin e qytetarëve”, shtoi Behrami.

Deputeti dhe anëtari i komisionit të shëndetësisë, Haxhi Avdyli tha se shëndetësia për momentin nuk është për të u lavdëruar dhe ende ka shumë parregullsi.

“Konkluzionet e raportit nuk po thonë që janë heq monopolet, ministri duhet të sqaroj pse duhet të vonohet 8 muaj kjo procedurë dhe më pas të filloj me procedurë emergjente dhe me rritje çmimi, për mua ky është dyshim evident dhe mediat duhet ta shikojnë pse 8 muaj kur dihet hemodializa është aty dhe barnat duhet të bëhen dhe me pas të filloj një kontratë emergjente me vlerë të lartë 240 mijë euro dhe ishte kontratë e lartë”.

“…në krahasim me ato të rregullta kjo kontratë flitet që është 209% dhe në të njëjtën kohë i njëjti operator ekomomik i cili e ka marr këtë kontratë emergjente i jepet edhe kontrata e rregullt kjo tregon se ka dyshime evidente këtu nuk ka shumë për të lavdëruar por për të hulumtua se pse i njëjti ofertues ekonomik e merr këtë ofertë të njëjtë”, tha ai.

Avdyli tha se vonesat po bëhen me qëllim që të bëhen kontrata emergjente dhe si pasoj këto kontrata janë me çmime më të larta dhe dikush nga këto po përfiton.

“Ky studim i juaji është studim që i ka ndihmuar organet shtetërore edhe komisionin tonë por edhe MSh që të ndal këto procedura në këtë mënyrë. Ky studim i juaji është studim që i ka ndihmuar organet shtetërore edhe komisionin tonë por edhe MSh që të ndal këto procedura në këtë mënyrë sepse po hasim që vonesat po bëhen me qëllim që të bëhen kontrata emergjente që dikush të përfitoj”, shtoi Avdyli.

Ismaili tha se ky proces ka qenë shumë i ndërlikuar për MSh-në dhe nuk kanë trashëguar një model se si ta tejkalojnë këtë situatë.

“Kostoja qe kemi paguar për 20 vite ka ndikuar në shërbime shëndetësore nëse thirremi në avansim tej mase diku e në anën tjetër e lejmë gjitha sektorët tjera mungesa të mëdha, thyerja e monopolit nuk është përcjell me një situate ku ne e kemi ditë si me e bë këtë”

“…nuk na ka lënë dikush një model, por kemi trashëguar një model të një kontrate që nuk është publiku dhe i është jap kontrata një operatori në mënyrë të fshehtë pa e ditë askush”, shtoi ai.

Të ngjashme