Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mentor Ismaili ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për siç ka thënë se ky zotëri ka etjen për pushtet dhe fitore politike me çdo kusht, duke shtuar se i njëjti po luan me tema tepër të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës.
“Provokimet për “republikë të tretë” dhe aventurat politike që cenojnë rendin kushtetues nuk janë vizion shtetëror janë rrezik për vetë ekzistencën e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për stabilitet, aleanca të forta dhe lidership që e mbron shtetin jo për eksperimente që rrezikojnë të ardhmen tonë.
Postimi i tij i plotë:
Ky zotëri, ka etjen për pushtet dhe fitore politike me çdo kusht, po luan me tema tepër të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës.
Provokimet për “republikë të tretë” dhe aventurat politike që cenojnë rendin kushtetues nuk janë vizion shtetëror janë rrezik për vetë ekzistencën e shtetit të Kosovës.
Populli shqiptar ka kaluar dekada sakrifice, vuajtjeje, përndjekjeje dhe gjaku të derdhur për ta arritur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Me shumë mund e mbështetje ndërkombëtare, Kosova është njohur nga mbi 110 shtete të botës dhe është ndërtuar si shtet sovran e demokratik. Askush nuk ka të drejtë të luajë me këtë sakrificë historike për interesa të ngushta politike apo ambicie personale.
Prandaj, qytetarë të dashur, ta kemi të qartë kujt po i shërben dhe kujt po i bën argat ky njeri.
Kosova ka nevojë për stabilitet, aleanca të forta dhe lidership që e mbron shtetin jo për eksperimente që rrezikojnë të ardhmen tonë.