Ismaili kritikon Osmanin e Kurtin për shkak të Koshares

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Ish-ushtari i UÇK-së dhe pjesëmarrësi në një nga betejat më të lavdishme të saj, që sot shënoi 22 vjetorin.

Megjithatë, presidentja e vendit dhe kryeministri njëkohësisht, u kritikuan shumë. Për shkak se e parja e vendit nuk e përmendi fare termin “UÇK” në postimin pas homazheve te lapidari, ndërsa Kurti vendosi të mos shkruajë fare për këtë.

Kjo duket ta ketë penguar Ismailin, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka ironizuar me Osmanin e Kurtin, duke thënë se nuk është që kanë bërë kush e di se çka dhe se nuk kanë pse të lavdërohen.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Kryetarja e shtetit në postimin e dedikuem Betejës së Koshares s’e përmend UÇK-në asnjëherë.

Kryeministri i shtetit as nuk lodhet me postue një fjalë për këtë betejë. Por për kandidatët e partisë së tij në fushatë zgjedhore në Shqipëri s’priton hiç, se krejt senet n’dyzen në Kosovë.
Por asnjani nga ta s’pritoi me shku atje me ba foto tuj qitë lula në memorial, lajm për portale të brendshme.
Qe një foto e një azgini që s’tutet me kallxue që ka qenë në UÇK, se veç ka mbushë bateria atje e ka marrë poza. Sen s’kemi ba as na të Koshares, që mu fry. Qyh!

Të ngjashme