Ismaili kritikon programin e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit: Rruga e Re me diskursin e vjetër

Prishtinë | 06 Jan 2025 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili ka kritikuar prograim e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Besa Ismaili, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për programin zgjedhor të 9 shkurtit 2025.

Ismaili ka theksuar se LDK-ja vazhdon të mbajë një qëndrim të vjetër dhe nuk ofron një qasje të drejtë për të adresuar plagët e së kaluarës.

 Ajo ka kritikuar gjithashtu mungesën e një strategjie të re politike nga LDK, duke theksuar se partia nuk ka kontribuar në drejtësi për viktimat dhe ka dështuar në ndriçimin e rasteve të dhunës nga shërbimet sekrete serbe.

Ismaili kërkoi që LDK të heqë dorë nga narrativat e vjetra dhe të ofrojë një platformë të fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe reforma institucionale.

Të ngjashme