Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili tha se milionat e kursyera në sistemin e shëndetësisë janë kthyer në modernizimin e pajisjeve mjekësore, e kjo sipas tij, po ndikon drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.
“Miliona euro të kursyera të cilat i kemi kthyer në modernizim të pajisjeve mjekësore po ndikojnë direkt në ruajtjen e shëndetit dhe xhepit të qytetarëve”.
Ismaili në përurimin e pajisjes FESS (Functional Endoscopy Sinus Surgery) në klinikën e ORL-së, shtoi se kjo Klinikë nuk e ka pasur asnjëherë një aparaturë të tillë.
Ai ka sqaruar se kjo aparaturë moderne shërben për trajtim minimal kirurgjik të patologjisë së hundës dhe sinusëve me rrugë natyrale dhe se vlera e saj është 100 mijë euro.
“Aparaturë e re në vlerë 100 mijë euro, të cilën Klinika e ORL-së nuk e ka pasur më parë. Tani trajtimi i problemeve të hundëve dhe sinusëve do të mund të bëhet në QKUK pa shpenzuar nga 2 mijë euro në spitale private”.
“Jemi për të përuruar një pajisjet që ka qenë e nevojshme për stafin dhe pacientët, nga fondet që kemi arrit t’i ndalim nga çmimet abuzive të barnave tani ato po rindërtohen për të mirën e pacientëve me pajisje të reja”.
“Jam i lumtur që këtij personeli që kanë sakrifikuar shumë po i japim mundësi ta kryejnë punën e tyre më të sigurte dhe më me pak telashe, premtoj se sektori i shëndetësisë do të jetë prioritet”, tha ai.
Isamili më tej ka shtuar se në ORL gjatë vitit 200-300 persona kërkojnë këtë ndërhyrje dhe se në klinikat privat një shërbim i tillë kushton rreth 2 mijë euro, raporton EO.
“Është e jashtëzakonshme të shoh se çfarë po arrihet të bëhet vetëm duke ndalur hajninë dhe korrupsionin”.
Ai ka paralajmëruar se kjo Klinikë së shpejti do të bëhet edhe me pajisje për Audiologji dhe për salla operative.
“Jemi për të përuruar një pajisjet që ka qenë e nevojshme për stafin dhe pacientët, nga fondet që kemi arrit t’i ndalim nga çmimet abuzive të barnave tani ato po rindërtohen për të mirën e pacientëve me pajisje të reja”.
“Jam i lumtur që këtij personeli që kanë sakrifikuar shumë po i japim mundësi ta kryejnë punën e tyre më të sigurte dhe më me pak telashe, premtoj se sektori i shëndetësisë do të jetë prioritet”, tha ai.
Drejtori i Klinës së , Hajdin Thaçi, tha kjo pajisje do ta lehtësoj punën e personelit shëndetësor.
“Sot Klinika e ORL-së është pajisur me instrumentin më bashkohorë që quhet FES nga teknologjia e fundit një pajisje e tillë ka munguar dhe kërkesa ka qenë që të bëhemi me këtë pajisje”, tha ai.
Ai tha se kjo klinikë ka vëllim të madh ku 15-25 operacione kryhen gjatë ditës.
“FES është një aparaturë më bashkohore për trajtimin e patologjisë së hundës dhe hapësirave paranazale. Kjo pajisje shpresoj mos të jetë e fundit dhe pajisje tjera janë në procedurë, por një pjesë prej tyre ende nuk e kemi përuruar. Falënderoj ministrin për angazhimin e tij në të mirën e popullit”, shtoi ai.
Drejtori i ShSKUK, Basri Sejdiu, njoftoi se së shpejti do të krijohen ambulancat e reja të ORL-së dhe pacientët kosovarë do të trajtohen në mënyrën më të lehtë.
“Jemi duke bërë përmirësimin dhe modernizimin në institucioneve tona dhe përfitues janë pacientët”, tha Sejdiu.