Ismaili: Mbi 5 milionë euro kursime të xhepit të qytetarëve këtë vit vetëm nga stentimet

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 11:37 | Nga

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka shkruar në “Facebook” se është i lumtur dhe krenar që reformat në shëndetësi po japin rezultate.

Këtë status ia ka kushtuar rastit të njëmijtë të stentimit, i cili ka ndodhur në QKUK. Ai ka shkruar se vetëm këtë vit, qytetarët kanë kursyer mbi 5 milionë nga stentimet.

“I lumtur dhe krenar që reformat tona në shëndetësi po japin rezultate. 74-vjeçarja nga Podujeva, Dinora Syla, u bë pacientja e njëmijtë e cila përfiton nga shërbimi 24-orësh kujdesin e zemrës dhe stentimin në QKUK. Para se të kthehet në familjen e saj, pas një ndërhyrjeje të suksseshme, ajo ishte mirënjohëse ndaj infermiereve dhe mjekëve për shërbimin e mirë ndaj saj. Mbi 5 milionë euro kursime të xhepit të qytetarëve këtë vit vetëm nga stentimet. Familje të shumta që kanë shpenzuar kursimet familjare jashtë institucioneve publike, sot trajtohen pa pasur nevojë të presin dhe pa pagesë në QKUK. Me përkrahjen e duhur, mjekët tanë mund të bëjnë mrekulli në vendin tonë, e përkrahja nuk do t’u mungojë”, ka shkruar ministri Ismaili në “Facebook”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme