Ismaili: Me pajisjet e reja po nisim edhe transformimin e klinikës së syve

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 09:42 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Klinikën e Oftamologjisë është përuruar kontingjenti i parë i pajisjeve në vlerë prej 350 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

Ky furnizim i kësaj klinike me aparaturën e nevojshme i rritë kapacitetet e saj për diagnostifikimin dhe operimin e sëmundjeve të syve Prishtinë – Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar Klinikën e Oftamologjisë në QKUK.

Gjatë kësaj vizite ministri Ismaili ka përuruar pajisjet e reja dhe shumë të domosdoshme të cilat janë blerë së fundmi për këtë klinikë.

Ismaili tha se të gjithë qytetarët të cilët kanë pasur probleme me sy dhe deri sot janë trajtuar jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, tani këto shërbime do të nisin t’i marrin në QKUK.

“Sot është një tjetër ditë e mirë për shëndetësinë. Po nisim transforimimin edhe të një klinikë e cila për shumë vjet ka varfëruar xhepin e qytetarëve dhe buxhetin e shtetit. Me pajisjet e reja, tani të gjitha shërbimet diagnostike dhe operative për sëmundjet e syve mund të merren në Klinikën e Oftamologjisë në QKUK”, ka thënë ministri Ismaili.

Ismaili foli edhe për sigurimet shëndetësore. Sipas tij, është duke u punuar në këtë drejtim.

Në mungesë të pajisjeve adekuate, vetëm gjatë vitit 2018, Fondi i Sigurimti shëndetësorë ka paguar reth 1 milion euro për kërkesat e Klinikës së Oftamologjisë jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore.

“Sigurimet shëndetësore jemi ju e dini që nuk kanë ekzistuar për një kohë të gjatë dhe nuk është punuar kohë më parë. jemi duke bërë një lëvizje që nuk është bërë më parë po rrisim shërbimet cilësore sa më shumë”.

“Klinikë ka krijuar kosto prej 1 milion euro në vjet dhe kjo kosto do të zvogëlohet, të bjen dhe ato të shpenzohen për çështje të tjera”.

Drejtori i Klinikës së Oftamologjisë, Adem Miftari, ka thënë se kjo klinikë nuk është furnizuar asnjëherë më një numër kaq të madh pajisjesh që nga themelimi i saj më 1982.

“Në atë janë ne i kemi shfrytëzuar ekspertë 14 operacione ku 70% janë bo nga mjekët tonë lokal. njerëzit i kemi por do të vazhdojmë me edukimin e stafit. sipas parashikimeve të mija lista e pacientëve që janë trajtuar mbi 50% që nuk janë trajtuar do të trajtohen këtu. Brenda 1 deri 2 vjet do të trajtojmë edhe pacientët tanë”.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se të gjitha këto investime po bëhen në vazhdën e përmirësimit të kushteve nëpër Institucionet Publike Shëndetësore, që për qëllim kanë ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientët.

Për Klinikën e Oftamologjisë janë blerë rreth 350 mijë euro pajisje, e cila për herë të parë është furnizuar me mikroskop operativ për operimin e segmentit të pasëm të syirt, Cross-Linking për trajtimin e patologjive të koernesë së syrit, Optical Coherence Tomography për diagnostifikimin e sëmundjeve të retinës e shumë pajisje të tjera.

https://www.facebook.com/ekonomiaon/videos/862977254056083/?notif_id=1562573742551227&notif_t=live_video_explicit

Të ngjashme