Ismaili merr përkrahje nga BERZH-i për perspektivën makroekonomike dhe bashkëpunimi të vazhdueshëm

Prishtinë | 20 Sht 2024 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ai shprehu vlerësim për mbështetje të vazhdueshme të BERZH-it si për studimin “MREL për regjionin” dhe “Women in Finance Code”.

Ismaili theksoi rëndësinë e programit për ngritjen e kapaciteteve në menaxhimin e rrezikut klimatik, i cili do të nisë vitin e ardhshëm.

Takimi rikonfirmoi përkushtimin e të dyja palëve për të forcuar bashkëpunimin e tyre dhe për të promovuar rritjen e qëndrueshme financiare në vendin tonë, duke siguruar që sektori financiar të vazhdojë të zhvillohet në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Të ngjashme