Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se në procesin e reformave në shëndetësi, rolit të farmacistit i është dhënë rëndësi e veçantë.
Sipas një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ai ka thënë se do të ketë qasje të barabartë në barna esenciale.
Postimi i plotë:
Në procesin e reformave në shëndetësi, si ministër i kam dhënë një theks të veçantë edhe fuqizimit të rolit të farmacistit. Farmacisti do të shikohet si profesionist shëndetësor, si bartës i proceseve të rëndësishme dhe si vendimmarrës. Në Konferencën vjetore të Farmacisë, e cila si shkas kishe sigurimet shëndetësore, edhe një herë e ritheksova se bazament i politikave tona farmaceutike është qasja e barabartë në barna esenciale, cilësia, siguria dhe kost-efikasiteti i produkteve farmaceutike.