Ismaili: Për reformimin e shëndetësisë, do të na bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë

Prishtinë | 17 Sht 2017 | 21:32 | Nga

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka filluar të këshillohet me profesorë të shquar ndërkombëtarë për të filluar reformat e paralajmëruara.

Ismaili ka treguar përmes një statusi në Facebook se ka takuar në Turanë profesorin e tij nga Universiteti i Harvardit, Ricardo Hausmann, me të cilin ka diskutuar për gjendjen e shëndetësisë, ndërsa ka paralajmëruar se për ta kthyer gjendjen për së mbari, ekipit të tij do ti bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi dhe kafeja sot në Tiranë me profesorin tim Ricardo Hausmann, i cili është edhe një ekonomist i shquar në Universitetin e Harvardit. Të vlefshme ishin këshillat e tij në betejën tonë për ta kthyer mbarë shëndetësinë kosovare, në të cilën do të na bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë”, ka shkruar Ismaili.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme