Ismaili: Përmes projektit për të drejtat e të burgosurve janë trajnuar 96% e personelit mjekësor në burgje

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 13:20 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me qëllim të rritjes së mbrojtjes së të drejtave të njeriut te të burgosurve, për 23 muaj, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë së bashku me atë të Këshillit të Evropës kanë implementuar projektin “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të burgosurve në Kosovë”.

Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë, tha se përmes këtij projekti janë trajnuar rreth 96% e personelit mjekësor në burgje.

Ismaili tha se edhe pse kanë pasur sfida, implementimi i këtij projekti në Kosovë duhet të merret shembull edhe për vendet e tjera të rajonit.

“Janë përfshirë në trajnim rreth 96 % e personelit mjekësor në burgje. Ne kemi ende vështirësi për sistemin e shëndetësisë në burgje. Konsiderojmë që ajo që kemi arritur si Kosovë mund të jetë edhe udhërrëfyes.”

Kreu i MSh-së po ashtu tha se shpreson që ky projekt të zgjasë edhe më tutje, raporton Ekonomia Online.

Luigi Brusa, shef i sektorit për bashkëpunim, zyra e BE-së në Prishtinë,tha se duke pasur parasysh situatën e vështirë në të cilën mund të gjenden të burgosurit, shtetet duhet të angazhohen  që sistemi i burgjeve të ofrojë rehabilitimin e tyre.

“Parimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut e individuale në veçanti nënkuptohet kur një person është në vështirësi kur është në pozitë të dobët dhe të palakmueshme.. disa persona, jo të gjithë, janë në një pozitë të dobët dhe për këtë sistemi i burgjeve i secilit shtet duhet të synojë në rehabilitimin e këtyre njerëzve të cilët janë në një pozitë të dobët”.

Ndërsa Mimoza Blakaj, nga Ministria e Drejtësisë, prezantoi punën e bërë deri më tani në këtë aspekt.

Ajo tha se ministri që nga fillimi ka qenë fillimisht i fokusuar në përmirësimin e kornizës ligjore, pastaj edhe të infrastrukturës.

Projekti është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës  me qëllim për të rritur mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të burgosurve në përputhje me KiE dhe në veçanti me Kominitetin Evropian për Parandalimin e Torturës  dhe të Trajtimit ose ndëshkimit çnjerëzor.

Projekti ka filluar më 1 tetor 2016  pritet të përfundojë deri më 31 gusht 2018 dhe ka kushtuar  621 mijë euro.

Të ngjashme